Ish-ministri malazez: Pranimi i mbi 100 mijë refugjatëve nga Kosova, kthesa që e distancoi Malin e Zi nga politika e Millosheviqit - Gazeta Express
string(128) "ish-ministri-malazez-pranimi-i-mbi-100-mije-refugjateve-nga-kosova-kthesa-qe-e-distancoi-malin-e-zi-nga-politika-e-millosheviqit"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 8:10

Ish-ministri malazez: Pranimi i mbi 100 mijë refugjatëve nga Kosova, kthesa që e distancoi Malin e Zi nga politika e Millosheviqit

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 8:10

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka folur për rolin e Malit të Zi gjatë luftërave të viteve ’90 dhe kthesat që çuan drejt pavarësisë së vendit.

Vlahoviq theksoi se një nga momentet më të rëndësishme ishte pranimi i mbi 100 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova gjatë ndërhyrjes së NATO-s, duke e cilësuar këtë si një akt të madh human dhe historik për Malin e Zi.

“Mendoj se një nga lëvizjet e autoriteteve malazeze që shpëtoi Malin e Zi dhe e kualifikoi atë për t’u kthyer drejt pavarësisë, në një kuptim historik, është qëndrimi ynë ndaj refugjatëve të luftës, nga Kosova, ndaj më shumë se 100 mijë shqiptarëve etnikë që i pranuam në Mal të Zi, pa asnjë incident nga autoritetet e atëhershme”, ka thënë ai. 

Sipas tij, ky veprim përbën një kontrast të fortë me pjesëmarrjen e mëhershme të malazezëve në agresionin kundër Dubrovnikut, duke e quajtur atë periudhë si një “pjesëmarrje të pafat dhe të turpshme”.

Ai shtoi se Mali i Zi në atë kohë ishte “peng vullnetar”, ku shumë rezervistë shkuan në luftë me bindjen se po mbronin Jugosllavinë, pa e kuptuar kontradiktën e asaj që po ndodhte në terren.

Ai gjithashtu kujtoi se në vitin 2004, si ministër i Jashtëm, kishte kërkuar falje në Zagreb për rolin e rezervistëve malazezë në luftë, duke theksuar se ata ishin keqpërdorur dhe se ajo nuk ishte lufta e Malit të Zi. /Koha.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement