Bajrami akuzon sërish Qeverinë për manipulime me shifra: Janë të bindur që qytetarët janë analfabetë funksionalë - Gazeta Express
string(111) "bajrami-akuzon-serish-qeverine-per-manipulime-me-shifra-jane-te-bindur-qe-qytetaret-jane-analfabete-funksionale"

Bajrami akuzon sërish Qeverinë për manipulime me shifra: Janë të bindur që qytetarët janë analfabetë funksionalë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 11:10

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar sërish pushtetarët se po manipulojnë me shifra. Këtë herë ajo tha se manipulimi u bë në raportin eksport-import.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7”, ka shkruar Bajrami.

Lexo Edhe:

Bajrami kërkoi edhe përballje për “secilën pikë”, duke thënë se Qeveria Kurti duhet të ketë në konsideratë ata që ia kanë besuar dhe të mos manipulojë me shifra.

Postimi i saj i plotë:

LVV dhe Albin Kurti janë të bindur që qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksionalë përndryshe si mund të justifikohen manipulimet e tyre me shifra në këtë masë.

Që faktet vetëm për njërën prej pikave: Raporti eksport:import

Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht  raporti eksport-import prapë është 1:7.

Nëse flasim në terma nominale deficiti tregtar në vitin 2020 ka qenë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2023 ka qenë 5 miliardë euro, më i larti në historinë e Kosovës.

Mjaft me manipulime, keni pak konsideratë për ata që gabuan e ju besuan me 14 shkurt të vitit 2021.

Asnjëra nga pikat me poshtë nuk është e vërtetë dhe ju sfidoj për përballje për secilën pikë.

P.S.

Albin,

A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda?!