Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, sot gjyqi i radhës - Gazeta Express
string(84) "ish-ministri-ilir-beqaj-kerkon-heqjen-e-mases-se-arrestit-ne-burg-sot-gjyqi-i-radhes"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 9:59

Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, sot gjyqi i radhës

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 9:59

Gjykata pritet të shqyrtojë në orën 11:00 kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

 Top Channel raporton se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Elsa Ulliri.

Kërkesa e Beqajt bazohet në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit, duke iu referuar një vendimi njësues që përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake.

Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAK./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement