Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve - Gazeta Express
string(80) "ish-kryetari-i-kpm-se-alarmon-ka-intensitet-te-shtuar-te-sulmeve-ndaj-gazetareve"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 7:16

Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 7:16

Tri raporte mbi lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës janë prezantuar të hënën nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Gjetjet e këtyre raporteve, që trajtojnë disa prej sfidave kryesore me të cilat përballet media në vend, u diskutuan edhe në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

I ftuar në debat, ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ngriti shqetësimin për shtimin e sulmeve ndaj gazetarëve.

Shtoja kësaj edhe një rritje të teorive konspirative, të cilët njerëz të ndryshëm i plasojnë në publik dhe pa ofruar ndonjë provë apo evidencë se çfarë thonë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Duhet të kemi kujdes që të mos e ndërtojmë një klimë në të cilën minimizohen apo dekurajohen mediat për të zhvilluar debate, të cilat janë pjesë e një demokracie sikurse që është e jona”, theksoi Mehmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement