Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave - Gazeta Express
string(105) "gjendet-i-vdekur-nje-burre-ne-prishtine-policia-po-ndermarrim-veprimet-hetimore-per-sqarimin-e-rrethanave"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 16:41

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 16:41

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. 

Vdekja e tij është konstatuar nga një ekip mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ai.

Zëdhënësi tha se Policia ka nisur një hetim për rastin, në koordinim me Prokurorinë. Ai tha se po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminuese për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement