Ish-ambasadori amerikan Delawie: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës? - Gazeta Express
string(71) "ish-ambasadori-amerikan-delawie-kur-do-ta-hiqni-qafe-fusnoten-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:08

Ish-ambasadori amerikan Delawie: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës?

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:08

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Duke publikuar lajmin për votimin në Asamblenë e KiE-së, Delawie e ka shtruar një pyetje.

Lexo Edhe:

Ndonëse e vlerësoi si lajm të mirë për Kosovën, ish-ambasadori amerikan pyeti se kur do të hiqet qafe fusnota në emrin e Kosovës.

Ndryshe, më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.