Isaiah Traylor, MVP i xhiros së nëntë të Superligës - Gazeta Express
string(50) "isaiah-traylor-mvp-i-xhiros-se-nente-te-superliges"

Basketboll

Gazeta Express

21/12/2020 13:15

Isaiah Traylor, MVP i xhiros së nëntë të Superligës

Basketboll

Gazeta Express

21/12/2020 13:15

Rahoveci e ka mposhtur Pejën me rezultat 86:77 në derbin e xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci me 30 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime, me një indeks prej 26.

Traylor ka qenë njëri nga basketbollistët më të merituar të Vreshtarëve në këtë edicion, duke e ndihmuar të shënojë shtatë fitore në nëntë ndeshje.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së nëntë janë: Sean Hoehn i Bashkimit me 32 pikë, Isaiah Traylor i Rahovecit me 30, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit me 30, Drilon Hajrizi i Pejës me 29 dhe Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 26. /Gazeta Express/