Irani akuzon SHBA'në: S’është serioze për diplomaci, bisedimet mbeten pa marrëveshje - Gazeta Express
string(79) "iran-akuzon-shbane-seshte-serioze-per-diplomaci-bisedimet-mbeten-pa-marreveshje"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 10:40

Irani akuzon SHBA’në: S’është serioze për diplomaci, bisedimet mbeten pa marrëveshje

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 10:40

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk po tregojnë seriozitet në procesin diplomatik, pavarësisht deklaratave publike për gatishmëri për negociata. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se veprimet e SHBA-së nuk përputhen me pretendimet për diplomaci raporton BBC.

“Ndërkohë që flasin për negociata, sjelljet e tyre nuk tregojnë në asnjë mënyrë seriozitet për një proces diplomatik,” u shpreh ai, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Baghaei shtoi se Irani nuk pranon afate apo ultimatume kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai theksoi gjithashtu se çështja e heqjes së stokut bërthamor nga Irani nuk ka qenë kurrë një opsion në negociata.

Këto deklarata vijnë pas përfundimit pa marrëveshje të rundit të parë të bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së, të mbajtura më 12 prill në Pakistan. Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mbetet pikërisht menaxhimi i programit bërthamor të Iranit, duke e lënë të paqartë nëse palët do të arrijnë përparim në takimet e ardhshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement