Ramadani për takimin Kurti- Abdixhiku: Ka mundësi për marrëveshje, do ishte më pozitive se shkuarja në zgjedhje - Gazeta Express
string(85) "ramadani-per-takiminkurti-abdixhiku-nuk-eshte-gabim-pozitive-nese-zgjidhet-presidenti"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 11:41

Ramadani për takimin Kurti- Abdixhiku: Ka mundësi për marrëveshje, do ishte më pozitive se shkuarja në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 11:41

Analisti Burim Ramadani, ka thënë se do të ishte shumë pozitive nëse arrihet një marrëveshje për Presidentin.

Ai ka shkruar në Facebook për takimin që po zhvillohet mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Ramadani ka thënë e ky përafrim nuk është gabim.

“Ka mundësi të marrëveshjes për President. Dhe, kjo do të ishte më pozitive sesa shkuarja sërish në zgjedhje.  Përafrimi i palëve (në këtë rast LV dhe LDK) nuk është gabim. Është tejkalim i staus-quo që ka zënë rrënjë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement