IPK-ja kërkon suspendimin e dy policëve të cilët lejuan që ministri Shala ta sulmojë gazetarin - Gazeta Express
string(91) "ipk-kerkon-suspendimin-e-dy-policeve-te-cilet-lejuan-qe-ministri-shala-ta-sulmoje-gazetarin"

Gazeta Express

18/12/2019 15:58

IPK-ja kërkon suspendimin e dy policëve të cilët lejuan që ministri Shala ta sulmojë gazetarin

Gazeta Express

18/12/2019 15:58

IPK-ja mbrëmë përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë në IPK 080003333) ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit e IPK-së me të pranuar ankesë kanë dalë në vendngjarje.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, IPK-ja ka njoftuar prokurorin kompetent dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.

Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në konsultim me prokurorinë kompetente rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për zyrtarët policorë në këtë rast.

Advertisement
Advertisement
Advertisement