Interi me spektakël dhe fitore e mbylli vitin 2019 - Gazeta Express
string(50) "interi-me-spektakel-dhe-fitore-e-mbylli-vitin-2019"

Interi me spektakël dhe fitore e mbylli vitin 2019

Gazeta Express

21/12/2019 19:56

Inter e ka mposhtur 4-0 Genoan për ta mbyllur vitin 2019 siç është më së miri

“Giuseppe Meazza” është shndërruar në një stadium të vështirë për këdo që zbret në fushë.

Lexo Edhe:

Skuadra e Antonio Contes po rritet dita ditës dhe këtë e dëshmoi edhe sonte.

Në ndeshjen e fundit për vitin 2019, Interi e shkatërroi Genoan, duke e mposhtur 4-0.

Në këtë takim shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të bukur, në minutën e 31-të dhe atë të 71-të.

Golat tjerë i shënuan Roberto Gagliardini 32’ dhe Sebastiano Esposito 64’.

Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në krye të Serie A me pikë të barabarta me Juventusin. /Gazeta Express/