Interi me mision në Madrid, Marotta do të takohet me Perezin për Arda Gulerin - Gazeta Express
string(76) "interi-me-mision-ne-madrid-marotta-do-te-takohet-me-perezin-per-arda-gulerin"

Sport

Gazeta Express

12/06/2026 10:51

Interi me mision në Madrid, Marotta do të takohet me Perezin për Arda Gulerin

Sport

Gazeta Express

12/06/2026 10:51

“Goditja e madhe” është objektivi i vizitës së presidentit të Interit, Giuseppe Marotta në Madrid.

Kreu i klubit zikaltër do të udhëtojë në kryeqytetin spanjoll për të marrë pjesë në ndeshjen miqësore “Corazón Classic Match”, mes legjendave të Real Madridit dhe Interit, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”.

Por përtej aspektit ceremonial, vizita pritet të shërbejë edhe për bisedime të transfereve me presidentin e saporizgjedhur të Real Madridit, Florentino Perez.

Sipas raportimeve, marrëdhëniet mes dy klubeve mbeten shumë të mira, mbi të gjitha pavarësisht transferimit të Denzel Dumfries te madrilenët, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, Real Madridi e kishte njoftuar paraprakisht Interin për planet e tij, duke i ruajtur raportet e shkëlqyera mes palëve.

Ndërkohë, Interi po kërkon të përfitojë nga “teprica” e lojtarëve në repartin ofanziv të Real Madridit.

Ëndrra e zikaltërve mbetet Nico Paz, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë mes Comos dhe Realit.

Me rikthimin e José Mourinhos në stolin e “Los Blancos” dhe konkurrencën e madhe në repartin ofanziv, trajneri portugez mund të detyrohet të heqë dorë nga disa talente të rinj.

Mes emrave që mund të largohen përmenden veçanërisht Arda Guler dhe Cesar Palacios.

Sidomos mesfushori turk konsiderohet një profil që do t’i përshtatej shumë projektit të trajnerit Cristian Chivu, i cili ka kërkuar më shumë cilësi në skuadër për një sezon që pritet të jetë edhe më i vështirë për Interin. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement