Osmani për 12 qershorin: Dita kur ëndrra e shumë brezave për liri u bë realitet, me dhimbje e krenari kujtojmë bijat dhe bijtë më të mirë të vendit - Gazeta Express
string(145) "osmani-per-12-qershorin-dita-kur-endrra-e-shume-brezave-per-liri-u-be-realitet-me-dhimbje-e-krenari-kujtojme-bijat-dhe-bijte-me-te-mire-te-vendit"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 11:43

Osmani për 12 qershorin: Dita kur ëndrra e shumë brezave për liri u bë realitet, me dhimbje e krenari kujtojmë bijat dhe bijtë më të mirë të vendit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 11:43

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si një nga më të rëndësishmet në historinë e vendit.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani shkroi se 12 Qershori shënon momentin kur “dhimbja e luftës i la vend shpresës dhe lirisë”, duke kujtuar hyrjen e forcave të NATO në Kosovë si pikë kthese historike.

Postimi:

Qofsh përjetë e bekuar, Kosova jonë e dashur! 🇽🇰

12 Qershori është dita kur lotët e dhimbjes nisën t’i lëshojnë vend shpresës. Dita kur Kosova filloi të marrë frymë e lirë. Dita kur ëndrra e shumë brezave për liri u bë realitet.

Kjo është dita kur mbi tokën e djegur e të stërvuajtur të Kosovës zbarkoi shpresa. Dhjetëra mijëra ushtarakë të shteteve të NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë dritë në vend të errësirës së pafund që përjetonte populli ynë prej shekujsh.

Sot, me dhimbje e krenari, kujtojmë bijat dhe bijtë më të mirë të këtij vendi, dëshmorët e UÇK-së të prirë nga Kryekomandanti Adem Jashari, si dhe martirët e lirisë që dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë. Kujtojmë familjet që sakrifikuan gjithçka, të mbijetuarit që bartën plagët e luftës dhe të gjithë ata që nuk u dorëzuan kurrë përballë padrejtësisë.

Në këtë ditë të shenjtë shprehim mirënjohjen e pafund për vizionin e Atit Themeltar të Republikës sonë, Presidentit Rugova, i cili në kohët më të rënda të historisë sonë diti të ndërtojë aleanca që na u gjendën pranë në ditët më të vështira. Mirënjohja e popullit te Kosovës për aleatët e lirisë do të mbetet e përjetshme.

Kosova do të vazhdojë të ecë përpara e lirë, e pavarur, sovrane, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët dhe martirët e lirisë, vizioni i Presidentit Rugova dhe aleatët që na qëndruan në krah.

Advertisement
Advertisement
Advertisement