Interi i thërret lojtarët të kthehen në Itali - Gazeta Express
string(45) "interi-i-therret-lojtaret-te-kthehen-ne-itali"

Interi i thërret lojtarët të kthehen në Itali

Gazeta Express

30/03/2020 11:21

Ndonëse në të gjithë Italinë mbizotëron pesimizmi se do të jetë gati-gati e pamundur që të përfundojë sezoni aktual, I ndërprerë për shkak të përhapjes së koronavirusit, te Interi duket se mendojnë tërësisht ndryshe.

Kjo pasi klubi zikaltër ka njoftuar të 7 lojtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të origjinës, që të rikthehen në Itali brenda kësaj jave, për t’iu nënshtruar një tjetër karantine 14-ditore, të ndjekur edhe nga nutricionisti i skuadrës.

Lexo Edhe:

Kjo lëvizje e klubit zikaltër duket si një sinjal për t’u përgatitur për të rinisur stërvitjen, ndoshta në gjysmën e dytë të prillit, ndonëse momentalisht situata në Itali është e nder dhe vetëm për futboll që nuk mund të mendohet.

Kujtojmë që futbollistët e Interit kaluan një periudhë 14-ditore në karantinë, pasi dyshohej se mund të ishin prekur nga koronavirusi gjatë ndeshjes me Juventusin, ndërsa tani Lukakut me shokë do t’u duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë.