Interi hap fals për titull në Serie A, barazon me Leccen - Gazeta Express
string(55) "interi-hap-fals-per-titull-ne-serie-a-barazon-me-leccen"

Interi hap fals për titull në Serie A, barazon me Leccen

Gazeta Express

19/01/2020 17:00

Interi ka bërë një hap fals në luftën e tyre për titull në Serie A, duke barazuar me rezultat 1-1 në Via del Mare te Lecces. Skuadra e Antonio Contes edhe pse kaloi në epërsi, dështoi ta ruajë rezultatin dhe të dal me tri pikë nga ky stadium

Interi ka bërë një hap pas në luftën e tyre për titull në Serie A.

Lexo Edhe:

Skuadra e Antonio Conte ishte më e mirë gjatë gjithë takimit kundër Lecces por nuk ka arritur që të dal faqebardhë nga Via del Mare dhe me tre pikë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse mundësitë për të shënuar i patën më të mëdha Interi.

Në pjesën e dytë Interi rriti presionin dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 71-të me anë të Alexander Bastonit.

Por Lecce reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 77 me Marco Mancosu.

Ky barazim e lë Interin me 47 pikë në Serie A, një më pak se Juventus të cilët në rast se fitojnë sonte kundër Parmas do të kenë 51 pikë dhe do të shkëputen 4 pikë nga Interi. /GazetaExpress/