Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën - Gazeta Express
string(79) "instituti-hidrometeorologjik-tregon-se-si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-dielen-3"

Gazeta Express

30/11/2019 22:45

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Gazeta Express

30/11/2019 22:45

Nesër do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative, thekson IHMK.

Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen, bën të ditur instituti.

Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme, ka njoftuar IHMK.

Instituti ka paralajmëruar se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.

Advertisement
Advertisement
Advertisement