Institucionet distancohen nga fushata zgjedhore e disa partive politike - Gazeta Express
string(71) "institucionet-distancohen-nga-fushata-zgjedhore-e-disa-partive-politike"

Gazeta Express

02/06/2020 15:31

Institucionet distancohen nga fushata zgjedhore e disa partive politike

Gazeta Express

02/06/2020 15:31

Edhe pa datë të zgjedhjeve dhe pa një fillim zyrtar të fushatës, partitë shpërndajnë broshura, maska, pako humanitare, zhvillojnë takime me qytetarët para zgjedhjeve.

Institucionet distancohen dhe thonë se nuk janë kompetent për të ndërhyrë për sjelljen e këtillë. Nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit dolën me qëndrim se në këtë periudhë mund të monitorojnë vetëm shpërdorimet e burimeve shtetërore nëpër institucione. Aktivitetet partiake do të fillojnë t’i ndjekin 20 ditë para ditës së zgjedhjeve. Deri tek ta nuk ka arritur asnjë ankesë nga asnjë parti.

Lexo Edhe:

A duhet kuptuar si ndihmë, apo të trajtohet si mënyrë suptile për të blerë vota. Megjithatë, Komisioni Anti-Korrupsion nuk ka kompetenca t’i sanksionojë këto fenomene. Këto janë fonde për të cilat vetë partitë politike vendosin se kujt do t’ia japin këtë ndihmë – tha Katica Nikollovska, anëtare e Antikorrupsionit.

Kohët e fundit, edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor na thanë se bëhet fjalë për funksionim të përditshëm politik të partive për çka nuk kanë kompetenca.

Ajo që sipas Kodit Penal parashikohet dhe sanksionohet në bazë të nenit 69 paragrafit 1 – është se nuk lejohet promovim i vetëm i kandidatëve dhe programeve të tyre lidhur me zgjedhjet – u shpreh Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Përderisa institucionet distancohen, partitë për çdo ditë janë në terren. Në shërbim parazgjedhor i vendosën edhe bilbordet./alsat