Inspektorati Qendror i Punës kryen 41 inspektime, ndalon 16 vendpunime - Gazeta Express
string(69) "inspektorati-qendror-i-punes-kryen-41-inspektime-ndalon-16-vendpunime"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 14:35

Inspektorati Qendror i Punës kryen 41 inspektime, ndalon 16 vendpunime

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 14:35

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor.

Sipas raportit 48-orësh të publikuar nga ky institucion, inspektimet e ditës së gjashtë janë fokusuar tërësisht në sektorin e ndërtimtarisë, ku 100% e kontrolleve janë realizuar në këtë fushë.

Nga 41 inspektime, janë ndaluar 16 vendpunime.

Inspektorati ka sqaruar se numri total i ndalimeve të punimeve nënkupton njëkohësisht edhe numrin e kërkesave për kundërvajtje ndaj subjekteve që kanë shkelur dispozitat ligjore. Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve do të procedohen automatikisht në gjykata përkatëse për kundërvajtje, në bazë të shkeljeve të konstatuara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se procesi i riinspektimeve do të vazhdojë në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët, me qëllim verifikimin e eliminimit të parregullsive.

Sipas Inspektoratit, eliminimi i parregullsive nënkupton ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga subjektet e inspektuara për përmirësimin e kushteve në sigurinë dhe shëndetin në punë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement