Një kandidat i ri për bankinën e Real Madridit - Gazeta Express
string(46) "nje-kandidat-i-ri-per-bankinen-e-real-madridit"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 15:49

Një kandidat i ri për bankinën e Real Madridit

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 15:49

Zërat për një zëvendësim të mundshëm të Álvaro Arbeloas në bankinën e Real Madridit nuk ndalen.

Tani, nga Gjermania, konkretisht nga mediumi “Bild”, del një kandidat i ri për të qenë trajneri i ardhshëm i ekipit të bardhë, përcjell “Gazeta Express”.

Kandidati i ri është Sebastian Hoeness, trajner i Stuttgartit.

43-vjeçari, sipas “Bild”, po ndiqet nga Real Madridi dhe drejtuesit e klubit madrilen janë impresionuar nga futbolli që po e zhvillon skuadra gjermane.

Kontrata e Hoeness me Stuttgartin përfundon në vitin 2028 dhe ai nuk ka klauzolë lirimi.

Përveç Realit, sipas të njëjtit burim, edhe klube të tjera si Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interes për trajnerin gjerman. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement