Infektologu Tolaj tregon për lidhjen e tij familjare me Rita Orën - Gazeta Express
string(65) "infektologu-tolaj-tregon-per-lidhjen-e-tij-familjare-me-rita-oren"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 16:05

Infektologu Tolaj tregon për lidhjen e tij familjare me Rita Orën

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 16:05

Infektologu Ilir Tolaj gjatë një interviste në emisionin “Frontal” në T7 ka treguar se ka lidhje familjare me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Tolaj thotë se gruaja e tij me nënën e Rita Orës janë motra, raporton Gazeta Express.

 “Gruaja ime, nënën e Rita Orës e ka motër, që i bie që është vajza e balldëskës sime”, tha Tolaj.

Madje ai thotë se kontaktet me të i mban gruaja e tij dhe se Rita është shumë e përkushtuar edhe për pjesën e familjes së saj.

“Mendoj që në kohët e fundit nuk jemi takuar, kontaktet më shumë i mbanë gruaja ime, por në përgjithësi Rita është e përkushtuar edhe për këtë pjesë të familjes edhe për këtë pjesë të vendit”, tha Tolaj.

Ndërsa tregon se COVID-i ende nuk e ka prekur familjen e Rita Orës. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement