Incident në takimin Biden - Putin, agjentët rusë kapin për rrobash gazetarët amerikanë - Gazeta Express
string(83) "incident-ne-takimin-biden-putin-agjentet-ruse-kapin-per-rrobash-gazetaret-amerikane"

Incident në takimin Biden – Putin, agjentët rusë kapin për rrobash gazetarët amerikanë

Lajme

Gazeta Express

16/06/2021 15:42

Takimi mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë filloi me disa minuta shtyrje e bërtitje mes gazetarëve e forcave ruse e amerikane të sigurisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës e hapën dhomën e takimit për gazetarët për atë që zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve.

Lexo Edhe:

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.

Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se situata të qetësohej, disa persona në grumbull bërtitën duke thënë se po shtypen në tollovi. Presidentët Biden e Putin u panë duke qeshur kohë pas kohe me tollovinë e krijuar.