Inati i 21-vjeçarit i mori jetën efektivit, Saimir Hoxha kishte firmosur urdhër-arresti për Aldi Ramën - Gazeta Express
string(101) "inati-i-21-vjecarit-i-mori-jeten-efektivit-saimir-hoxha-kishte-firmosur-urdher-arresti-per-aldi-ramen"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2021 10:36

Inati i 21-vjeçarit i mori jetën efektivit, Saimir Hoxha kishte firmosur urdhër-arresti për Aldi Ramën

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2021 10:36

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku Aldi Rama vrau nën komisarin Saimir Hoxha. Ngjarje e ndodhur më 28 shtator të Lezhë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të “inatit”që 21-vjeçari kishte me Hoxhën, pasi ky i fundit kishte firmosur një nga procesverbalet për arrestimin e tij pak kohë më parë.

Lexo Edhe:

I riu dyshohet se ka pasur mllef ndaj nën komisarit dhe ndaj ka qëlluar drejt tij, kur oficerët e ndaluan për të kontrolluar mjetin ku ndodhej ai së bashku me disa persona të tjerë.

Kujtojmë që efektivi Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama më 28 shtator në Ishull të Lezhës. Policia ndaloi një mjet për kontroll., ku atu ndodhej edhe 21-vjeçari i cili qëlloi me armë duke lënë të vdekur Saimir Hoxhën.

Pas disa orësh kërkime i riu qëlloi veten dhe njëditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.