Vrau oficerin Hoxha/ Rama kishte denoncuar efektivët e policisë për dhunë - Gazeta Express
string(72) "vrau-oficerin-hoxha-rama-kishte-denoncuar-efektivet-e-policise-per-dhune"

Shqiperi

Gazeta Express

16/10/2021 10:47

Vrau oficerin Hoxha/ Rama kishte denoncuar efektivët e policisë për dhunë

Shqiperi

Gazeta Express

16/10/2021 10:47

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj më parë efektivet e policisë për dhunë.

Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohën kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqatrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar proçedim penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”.

Lexo Edhe:

Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës. Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar.

Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor. Në cilësine e proves materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bërë nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama.

Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar. Referuar këllëzimit të penale të bërë nga i riu për dhuënë policore, kadyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu nda dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë.