Plumbi i shpoi kafkën/ Del raporti për vrasësin e policit: Ende mister nëse është vetëvrasje - Gazeta Express
string(90) "plumbi-i-shpoi-kafken-del-raporti-per-vrasesin-e-policit-ende-mister-nese-eshte-vetevrasje"

Plumbi i shpoi kafkën/ Del raporti për vrasësin e policit: Ende mister nëse është vetëvrasje

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2021 21:20

Mjekësia ligjore ka nxjerrë sot raportin për vdekjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili rreth një javë më parëqëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pasi u rrethua nga policia, dyshohet se qëlloi ndaj vetes.

Në raport thuhet se Rama ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesë anësore të ballit dhe ka dalë prej tij duke shpuar tejpërtej kokën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie.

Lexo Edhe:

Tashmë ky raport pritet t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit. Burime për ABC bëjnë me dije se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë organi i akuzës.

Ngjarja e dy javëve më parë ndodhi në Kune Vain, ku Rama i cili ndodhej në makinë bashkë me dy shokët e tij u ndaluan nga tre efektivë të cilët po ktheheshin nga operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndalimit, ai u gjend përballë nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilin pasi refuzoi t’i jepte  një mjet identifikimi, e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas Rama u fsheh për disa orë në zonë, ku dyshohet se qëlloi ndaj vetes. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë mëngjesin e të nesërmes.