Imazhe lufte nga Selaniku, bashkia hap toka ngastra të reja për të varrosur të vdekurit e shumtë - Gazeta Express
string(95) "imazhe-lufte-nga-selaniku-bashkia-hap-toka-ngastra-te-reja-per-te-varrosur-te-vdekurit-e-shumte"

Ballina

Gazeta Express

03/12/2020 14:44

Imazhe lufte nga Selaniku, bashkia hap toka ngastra të reja për të varrosur të vdekurit e shumtë

Ballina

Gazeta Express

03/12/2020 14:44

Imazhet që vijnë nga zonat e veriut të Greqisë janë mjaft prekëse. Qytetet janë duke hasur vështirësi në varrimin e të gjithë personave që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit duke detyruar bashkitë që të hapin vende të reja për këtë qëllim.

Mediat greke kanë publikuar foto nga varrezat e reja të Selanikut, ku duket një numër i madh varresh të hapur që presin të vdekurit.

Lexo Edhe:

E njëjta situatë paraqitet sipas “Protothema” edhe në zonat e Thermit dhe Evosmosit.

Greqia numëroi 2 186 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri i të vdekurve brenda ditës arriti në 89. Pjesa më e madhe e të prekurve dhe të vdekurve është shënuar në qytetet veriore, të cilat konsiderohen si vatra më e nxehtë në Greqi./abcnews