Ilirjana i kërkon Altin Bashës një fëmijë të katërt dhe rikthimin e saj në muzikë, ja si i përgjigjet ai - Gazeta Express
string(103) "ilirjana-i-kerkon-altin-bashes-nje-femije-te-katert-dhe-rikthimin-e-saj-ne-muzike-ja-si-i-pergjigjet-ai"

Rozë

Gazeta Express

26/04/2021 14:41

Ilirjana i kërkon Altin Bashës një fëmijë të katërt dhe rikthimin e saj në muzikë, ja si i përgjigjet ai

Rozë

Gazeta Express

26/04/2021 14:41

Altin dhe Ilirjana Basha janë një ndër çiftet më të dashur të publikut. Tashmë është e ditur se të dy, punojnë përkrah njëri-tjetrit tek “Kosherja”. Altini  si regjisor dhe producent i spektaklit të humorit, ndërsa Ilirjana si kostumografe.

Ata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun, të cilët janë gjendur përballë disa pyetjeve të vështira. Në rast se ata nuk përgjigjeshin, ishin të detyruar të pinin shotsa.

Lexo Edhe:

I pyetur nga Altini nëse do dëshironte që të bënin një fëmijë të katërt, Ilirjana është përgjigjur duke qeshur: “Po mo shpirt kur të duash”.

 “Je gati me të vërtet?”, e ka pyetur më tej Jonida Shehu.

“Po patjetër, 4-5, sa të mundemi”, ka shtuar Ilirjana sërish duke qeshur, por më pas nënvizoi: “Do të kisha pasur shumë qejf që ta kishim edhe një, por nuk ka mundësi më, se po afrohemi të dy tek të 50-at. Kemi në plan të birësojmë Egzonën”.

liriana Basha dikur ka qenë në mënyrë intensive në skenë. Në rininë e saj ajo ka qenë një zë shumë I njohur në Kosovë, duke kënduar ‘live’ nëpër lokale të ndryshme atje, që për një femër ishte një gjë e rrallë për kohën.

Iliriana këndoi live në Soiree një prej këngëve të saj të preferuara të titulluar “Më merr, më ndihmo” dhe mahniti sërish me zërin e saj.

Ilirjana i ka thënë Altin Bashën se çfarë do të mendonte ai nëse ajo do vendoste t’i rikthehej sërish muzikës dhe ai u përgjigj (duke qeshur): “Patjetër,por punën këtu nuk ke për ta lënë”