Ilir Mirena: Se bëhen këta të VV-së katërfish më zi se ata përpara, këtë askush nuk e ka besu - Gazeta Express
string(91) "ilir-mirena-se-behen-keta-te-vv-se-katerfish-me-zi-se-ata-perpara-kete-askush-nuk-e-ka-besu"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 21:20

Ilir Mirena: Se bëhen këta të VV-së katërfish më zi se ata përpara, këtë askush nuk e ka besu

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 21:20

Analisti Illir Mirena tha se çdo herë e më të këqija po vijnë raportet për Kosovën.

“Kur i këqyrim edhe raporti i 2021 edhe i 2022, edhe raportet e Progresit asnjë nuk janë pozitiv. Çka është brengosëse është që kjo qeveri ka ardhë me besimin që ka mi luftu krejt çka ka ndodh përpara dhe me krejt këto raportet e këqija që po vijnë për Kosovën përkeqësimi ka shku vetëm duke u thellu. Dmth secili raport po vjen ma i keq se tjetri”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.

Lexo Edhe:

“Kërkush nuk e ka besu që pikërisht kjo Vetëvendosje, se bëhen më zi se ata tjerët katërfish e dhjetëfish, këtë nuk e ka besu as ne që nuk e kemi mbështet ardhjen e tyre”, tha Mirena, transmeton Express.