Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar pas kërkesave të disa Degëve të LDK’së, që Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ferati i ka dalë në krah Abdixhikut, duke thënë se nuk mund të kërkohet përgjegjësi tek niveli qendror dhe të mos marrësh përgjegjësi për Degën që drejton.
Sipas Feratit, nuk duhet të bëhet rrugë që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohen zgjedhje të reja në parti dhe dorëheqje e kryetarit.
Reagimi i plotë:
Është thellësisht shqetësuese që disa struktura të LDK-së, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Kjo nuk është reflektim politik, por shmangie e hapur e përgjegjësisë.
Kush kërkon llogaridhënie nga të tjerët, duhet së pari të japë llogari për rezultatet në terrenin që ka menaxhuar vetë. Është e papranueshme që dikush të vetëshpallet i suksesshëm, ndërsa dështimet t’ua faturojë vetëm të tjerëve.
Në këtë kontekst, duhet theksuar se LDK sapo ka kaluar zgjedhjet ku është rikonfirmuar kryetari aktual dhe nuk duhet të krijohet precedent që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohet dorëheqja e kryetarit, pasi një qasje e tillë e dobëson partinë dhe minon stabilitetin e saj politik.
Asnjë degë nuk e fiton e vetme LDK-në, dhe asnjë degë nuk e humb e vetme LDK-në. Por përgjegjësia nuk mund të përdoret si mburojë selektive. Ajo është e përbashkët dhe e pakapërcyeshme për të gjithë.
Sot nuk ka asnjë strukturë apo individ në LDK që mund të pretendojë se i ka përmbushur plotësisht pritjet e anëtarësisë dhe qytetarëve. Çdo tentim për të ndërtuar narrativa vetë-justifikuese është i papranueshëm dhe i dëmshëm për partinë.
LDK ka nevojë për unitet të vërtetë, seriozitet dhe vetëkritikë reale, jo për deklarata që ushqejnë ndarje të brendshme apo shërbejnë si platformë për ambicie personale.
Proceset e brendshme do të zhvillohen në organet e partisë, dhe aty secili do të përballet me përgjegjësinë dhe vizionin e vet.
Koha e fajësimeve selektive ka përfunduar. Koha e përgjegjësisë së barabartë ka filluar — pa përjashtim.
Iliri,
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...