Identifikohet autori i plagosjes së 60-vjeçares në Lushnje (EMRI) - Gazeta Express
string(63) "identifikohet-autori-i-plagosjes-se-60-vjecares-ne-lushnje-emri"

Identifikohet autori i plagosjes së 60-vjeçares në Lushnje (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 18:46

Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej, ngjarje e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Lushnje.

Policia bën me dije se është shapllur në kërkim Armand Hasalla i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnje, është plagosur me armë zjarri në këmbë Bajame Senej, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, tha policia.

/Gazeta Express