Zlatan Ibrahimovic dhuroi një nga momentet më argëtuese të analizave televizive të Kupës së Botës, duke iu kundërpërgjigjur ashpër ish-kapitenit të SHBA-së, Landon Donovan, pas fitores së Francës 3-1 ndaj Senegalit.
Gjithçka nisi kur Donovan kritikoi paraqitjen e Francës në pjesën e parë, duke e cilësuar atë si “arrogante” dhe “të shkujdesur”. Komenti nuk u prit mirë nga legjenda franceze Thierry Henry, i cili e hodhi poshtë menjëherë këtë vlerësim.
“Nuk e kuptoj fare këtë. Vetëm sepse nuk je duke fituar 1-0, 2-0 apo 3-0 pas 15 minutash, nuk do të thotë se duhet të përdorësh këto fjalë. Të gjithë e dinim sa e fortë është Senegali. Nëse dikush nuk e di këtë, problemi është i tij”, tha Henry.
Zlatan has absolutely no respect for Alexi. He cooked the hell outta him with this quote 😂😂 pic.twitter.com/sQ3gWH9Il6
— El(H)ombre (@joeC000L) June 16, 2026
Më vonë, tema u rikthye në diskutim kur Alexi Lalas përmendi sërish komentet e Donovanit. Edhe pse lavdëroi reagimin e Francës në pjesën e dytë, ishte Zlatan Ibrahimovic ai që mori vëmendjen me një përgjigje të prerë.
“Nuk është arrogancë, është vetëbesim. Njerëzit injorantë e quajnë arrogancë, njerëzit inteligjentë e quajnë vetëbesim”, deklaroi suedezi.
Komenti i Ibrahimovicit shkaktoi reagime të menjëhershme në studio. Thierry Henry mbeti i habitur dhe mimika e tij u bë virale në rrjetet sociale, me shumë tifozë që e konsideruan reagimin e francezit po aq argëtues sa vetë deklarata e Zlatanit.
Ibrahimovic ka qenë një nga figurat më të spikatura në panelin e FOX Sports gjatë Botërorit. I njohur për deklaratat e tij plot vetëbesim, ai së fundmi bëri bujë edhe gjatë një testi me detektor gënjeshtrash, ku deklaroi se katër Zlatanë do të formonin një panel më të mirë televiziv se ai aktual dhe se ai ka qenë lojtar më i mirë se Thierry Henry.
Pavarësisht humorit dhe thumbimeve të vazhdueshme mes analistëve, një gjë është e sigurt: Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë po aq spektakolar para kamerave sa ishte dikur në fushën e futbollit. /GazetaExpress/
Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...