Gjatë ditës së djeshme, më 16 dhe 17 qershor 2026, në zona të ndryshme të Shkupit, efektivët e SPB Shkup kanë arrestuar 11 persona, njofton MPB Maqedoni.
Të ndaluarit janë E.R. (21), A.J. (37), M.N. (29), M.R. (23), R.S. (44) dhe I.O. (24), të gjithë nga Shkupi; A.B. (19) nga fshati Sopishtë në rrethinën e Shkupit; A.B. (43), R.Sh. (48) dhe A.N. (42), të gjithë nga fshati Katllanovë në rrethinën e Shkupit; si dhe K.A. (41) nga fshati Çellopek në rrethinën e Tetovës.Sipas MPB-së, gjatë kontrolleve te këta persona janë gjetur dhe konfiskuar substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë, si edhe marihuanë.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten parashtresat përkatëse.
tag_katrorimaqedoni_2
Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...