Ibrahimovic, i gatshëm të qëndrojë në Milan edhe pa Champions - Gazeta Express
string(60) "ibrahimovic-i-gatshem-te-qendroje-ne-milan-edhe-pa-champions"

Ibrahimovic, i gatshëm të qëndrojë në Milan edhe pa Champions

Gazeta Express

25/02/2020 12:42

Zlatan Ibrahimovic mund të mbetet në San Siro edhe përtej këtij sezoni, edhe nëse Milani nuk arrin ta zë një vend kualifikues për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Milani është duke punuar për momentin t’ia zgjasë sulmuesit suedez kontratën e cila është e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit. Në këtë kontratë ekziston një klauzolë që ia zgjat Ibrahimovicit automatikisht kontratën nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se sulmuesi veteran mund të jetë i gatshëm ta zgjasë kontratën e tij me kuqezinjtë, edhe nëse s’arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Milani është për momentin nëntë pikë prapa Atalantas që radhitet në pozitën e katërt dhe drejtuesit Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban do të duhet të ulen me 38-vjeçarin për ta gjetur një marrëveshje për kontratën e tij.

Ndërkohë, gazeta italiane CalcioMercato raporton se edhe Simon Kjaer është afër të arrijë marrëveshje për ta bërë transferimin e tij permanent gjatë afatit kalimtar të verës.

Danezi u transferua në formë huazimi nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë e ka zënë një vend në mbrojtjen e kuqezinjve të San Siros.

Qendërmbrojtësi mund të transferohet për 2.5 milionë euro, pasi që mediumet italiane raportojnë se Milani është i kënaqur me kontributin e tij të deritanishëm të ish-mbrojtësit të Atalantas. /Gazeta Express/