Ibrahimi në përkrahje të Mickoskit: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në - Gazeta Express
string(114) "ibrahimi-ne-perkrahje-te-mickoskit-pavaresisht-se-kush-me-ke-e-ben-qeverine-me-rendesi-eshte-ta-pensionojme-bdi-ne"

Ballina

Gazeta Express

22/04/2024 14:23

Ibrahimi në përkrahje të Mickoskit: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

Ballina

Gazeta Express

22/04/2024 14:23

Sekretari i Alternativës, parti kjo që është pjesë e koalicionit opozitar VLEN, Zeqirija Ibrahimi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se nuk është me rëndësi se kush me kë e bën qeverinë e ardhshme, me rëndësi, sipas tij, është që BDI të shkojë në opozitë.

“Nuk ka mision më europian sesa dërgimi i BDI-së në opozitë. Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në. Nuk mund të ketë perspektivë ky vend dhe ky komb derisa kjo parti është në qeveri”, ka shkruar Ibrahimi.

Lexo Edhe:

Kjo vjen pas përgjigjes së Mickoskit ndaj Ali Ahmetit, të cilit i tha që VMRO-ja do të koalicionojë me VLEN-in pas zgjedhjeve, dhe asnjëherë me BDI-në.