I shkruajnë Arianës: Mos u kthe nga Italia pa i bërë analizat - Gazeta Express
string(60) "i-shkruajne-arianes-mos-u-kthe-nga-italia-pa-i-bere-analizat"

I shkruajnë Arianës: Mos u kthe nga Italia pa i bërë analizat

Gazeta Express

25/02/2020 8:10

Përveç se një personazh mjaft e komentuar për shkak të famës që mori falë bashkëshortit, Ariana po del të jetë edhe një femër mjaft e guximshme.

Derisa Italia po vuan nga paniku i sëmundjes alarmuese me emër ‘Coronavirus’ që ka kapluar botën, Ariana pikërisht këto ditë ka gjetur që të vizitojë qytetin e bukur të Romës, shkruan “Kosovarja”.

Lexo Edhe:

E kjo vizitë e saj, në një situatë që vjen e përkeqësohet nga minuta në minutë, ka bërë që edhe ndjekësit të komentojnë me fjalë nga më të ndryshmet.

“Po’t bjen korona virusi”, “Mos u kthe pa i bo analizat!!!!”, Mos u kthe allahile n’KS se po na bjen naj far virusi e po na merr në qafë”, janë disa prej komenteve që i janë adresuar Arianës me të postuar imazhet.

Ndryshe, bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 7.