I rrethuar me policë, 18-vjeçari provon të arratiset nga tavani i gjykatës - Gazeta Express
string(73) "i-rrethuar-me-police-18-vjecari-provon-te-arratiset-nga-tavani-i-gjykates"

I rrethuar me policë, 18-vjeçari provon të arratiset nga tavani i gjykatës

Gazeta Express

12/12/2019 10:02

I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës

I riu akuzohet se vrau të motrën e tij. Ndërsa, kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.

Lexo Edhe:

Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri ia kapi këmbët.

Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi. Videoja është publikuar në mediat në Rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin.