I riu nga Mati ndalohet në Rinas, kishte fshehur 15 mijë paund. Policia jep detajet - Gazeta Express
string(81) "i-riu-nga-mati-ndalohet-ne-rinas-kishte-fshehur-15-mije-paund-policia-jep-detajet"

I riu nga Mati ndalohet në Rinas, kishte fshehur 15 mijë paund. Policia jep detajet

Gazeta Express

08/07/2020 9:11

Nje i ri, banues ne Mat eshte kapur ne Rinas, pasi nuk ka deklaruar sasine e parave qe kishte me vete.

Policia ben me dije se ka parandaluart dhe goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Lexo Edhe:

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

NJOFTIMI 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.