I “riktheu” të atin nga qielli, Kanye West i bëri dhuratën e jetës Kim-it për ditëlindje - Gazeta Express
string(85) "i-riktheu-te-atin-nga-qielli-kanye-west-i-beri-dhuraten-e-jetes-kim-it-per-ditelindje"

I “riktheu” të atin nga qielli, Kanye West i bëri dhuratën e jetës Kim-it për ditëlindje

Gazeta Express

30/10/2020 19:54

40-vjetori i Kim Kardashian ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara në media dhe festa e saj e çmendur bëri namin në rrjet!

Për udhëtimin e saj të ditëlindjes, 40-vjeçarja shpenzoi shifrën e çmendur prej 1 milion dollarësh, mirëpo prisni të mësoni dhuratën që Kanye i bëri për këtë ditë speciale.

Lexo Edhe:

Reperi ka ditur si ta lumturojë bashkëshorten duke i përgatitur një hologram të babait të saj, i cili ka vite që ka ndërruar jetë.

Me një mesazh prej 2 minutash, Robert Kardashian u ‘shpreh’ se sa krenar ndihet për familjen që ajo ka krijuar, për pasurinë dhe bizneset e saj, për ndjekjen e studimeve në Drejtësi. Po ashtu ai ‘tha’ se ajo ka një nënë dhe bashkëshort të mrekullueshëm.

Këtë surprizë Kim e quajti dhuratën e jetës.

“Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”- shkroi ajo e emocionuar.