string(103) "i-ra-bilbilit-dhe-bllokoi-foltoren-perjashtohet-deputeti-i-13-te-i-pd-gjobitet-me-vlere-sa-dita-e-punes"

Shqiperi

Gazeta Express

16/02/2023 14:04

I ra bilbilit dhe bllokoi foltoren, përjashtohet deputeti i 13-të i PD, gjobitet me vlerë sa dita e punës

Shqiperi

Gazeta Express

16/02/2023 14:04

Një tjetër deputet i PD është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit. Bëhet fjalë për Edmond Spahon.

Gjithashtu deputeti është gjobitur, duke iu hequr dita e punës. Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.

Bashkë me Spahon shkon në 13 numri i deputetëve të PD që janë bllokuar nga seancat plenare. Deputetët e PD të përjashtuar më herët janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati.

/Gazeta Express

aaaaa