I gjendet kallashi në shtëpi, arrestohet burri nga Deçani - Gazeta Express
string(56) "i-gjendet-kallashi-ne-shtepi-arrestohet-burri-nga-decani"

Gazeta Express

17/12/2019 12:45

I gjendet kallashi në shtëpi, arrestohet burri nga Deçani

Gazeta Express

17/12/2019 12:45

Policia në Deçan ka arrestuar një të dyshuar i cili ka kanosur një person me armë. Pas bastistjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, fishekë dhe një pistoletë plastike

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, ku i dyshuari ka kanosur viktimën me armë zjarri.

Pas kanosjes, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike të llojit AK-47 me 194 fishekë dhe një pistoletë të plastikës.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement