I dyshuari për tentim vrasjeje arrestohet në Bibliotekën Kombëtare - Gazeta Express
string(66) "i-dyshuari-per-tentim-vrasjeje-arrestohet-ne-biblioteken-kombetare"

I dyshuari për tentim vrasjeje arrestohet në Bibliotekën Kombëtare

Gazeta Express

17/11/2020 9:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në objektin e Bibliotekës Kombëtare, raporton Express.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lexo Edhe:

“Biblioteka kombëtare, Prishtinë 11.11.2020 – 21:10. Me datë 16.11.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 11.11.2020 kishte ndodhur rasti vrasje në tentativë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të lëndës e ka ri kualifikuar rastin në lëndim të rëndë trupor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Express