I dënuar për ngacmim seksual me të mitur, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit, në kërkim prej 6 vitesh - Gazeta Express
string(112) "i-denuar-per-ngacmim-seksual-me-te-mitur-ekstradohet-nga-greqia-ish-trajneri-i-futbollit-ne-kerkim-prej-6-vitesh"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 10:17

I dënuar për ngacmim seksual me të mitur, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit, në kërkim prej 6 vitesh

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 10:17

Policia greke ka arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë një 55-vjeçar i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Bëhet fjalë për Sokol Metajn, banues në Tiranë i cili ka qenë trajner futbolli për moshat e reja.

Lexo Edhe:

Uniformat blu njoftojnë se në vitin 2015, Metaj ka ngacmuar seksualisht dy fëmijë në automjetin e tij ku njëri prej tyre ishte nxënës në kursin e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një kalçeto të një kompleksi në Tiranë.

Duke marrë shkas nga kjo Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Metajn për veprën penale “Ngacmimi seksual”.