I dehur sulmon mjekët dhe policinë, arrestohet shqiptari në Itali - Gazeta Express
string(64) "i-dehur-sulmon-mjeket-dhe-policine-arrestohet-shqiptari-ne-itali"

I dehur sulmon mjekët dhe policinë, arrestohet shqiptari në Itali

Gazeta Express

28/01/2020 8:23

Policia italiane ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar, pasi sulmoi punonjësit e ambulancës e më pas një oficer policie në Rimini.

Sipas mediave fqinje, mësohet se shqiptari u gjet në gjendje të dehur i shtrirë në tokë.

Lexo Edhe:

Pasi erdhi ambulanca dhe policia, 44 vjeçari sulmoi punonjësit e ambulancës dhe më pas i bëri rezistencë policisë.

Më tej, shqiptari u shoqërua në komisariatin e Riminit. Kujtojmë që 44 vjeçari kishte kërkuar azil politik, por nuk i ishte pranuar.