I dashuri i Gentës poston foto nga momentet private me këngëtaren - Gazeta Express
string(65) "i-dashuri-i-gentes-poston-foto-nga-momentet-private-me-kengetaren"

I dashuri i Gentës poston foto nga momentet private me këngëtaren

Gazeta Express

28/05/2020 16:49

Prej kohësh këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta.

Dyshja po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do e kurorëzojnë dhe me martesë.

Lexo Edhe:

Ato kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram “Ustagenta”, ku publikojnë vazhdimisht foto pranë njëri-tjetrit. Së fundmi Usta ka publikuar një foto romantike në makinë me Gentën. Ajo ka vendosur këmbët në prehrin e tij dhe në dorë mban një trëndafil të kuq.

“Të dua shumë”, ka shkruar biznesmeni krahas fotos, i cili nuk i kursen deklaratat e dashurisë.

Kujtojmë se Genta është përfolur së fundmi për një shtatzëni të mundshme por ende nuk e ka konfirmuar.