I dashuri i dërgoi një fotografi për t'u lavdëruar me përgatitjen e ushqimit – por një detaj zbuloi se ai po e tradhton - Gazeta Express
string(116) "i-dashuri-i-dergoi-nje-fotografi-per-tu-lavderuar-me-pergatitjen-e-ushqimit-por-nje-detaj-zbuloi-se-ai-po-e-tradhton"

I dashuri i dërgoi një fotografi për t’u lavdëruar me përgatitjen e ushqimit – por një detaj zbuloi se ai po e tradhton

Fun

Gazeta Express

04/08/2021 11:30

Kayla Paeth, 26-vjeçe, që jeton në afërsi të Chicagos ka filluar një lidhje me një djalë të ri, kështu partneri i saj i ri në një mbrëmje kishte vendosur t’i dërgojë një fotografi nga darka e tij – por në atë fotografi ajo zbuloi një detaj jo edhe aq të këndshëm.

Rrëfimin e saj e shpërndau në TikTok, duke u bërë thirrje përdoruesve tjerë që të tentojnë të shohin shenjën që e tradhtoi partnerin e saj, e videoja deri më tani ka marrë mbi 500.000 shikime.

Lexo Edhe:

Në shikim të parë fotografia duke e zakonshme – mish i bluar dhe pasta që zihen, por nën të ishte një pllakë reflektuese ku mund të shihej diçka që e ka “çmendur” këtë vajzë nga SHBA-të.

Kur e shikoi më mirë e pa një femër duke mbajtur në dorë telefonin dhe kishte thonjtë e gjatë. Me fjalë tjera – nuk bëhej fjalë për partnerin e saj.

E pasi që e pyeti se kujt po ia përgatit darkën, ai është përgjigjur shkurt: “Do të duhej të ishe ti”. Por, reagimi i saj ishte i menjëhershëm: “Tentim i mirë”.

Që nga ai moment riktheu epitetin e beqares, dhe u bën thirrje vajzave tjera që të jenë më të kujdesshme se çfarë u dërgojnë partnerët në telefon. /Telegrafi/