Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet - Gazeta Express
string(72) "hyseni-zgjerimi-i-rruges-hamdi-kurteshi-nje-mega-projekt-qe-po-jetesohet"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:52

Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:52

Komuna e Gjilanit thotë se punimet në “njërin ndër projektet më të mëdha” të kësaj komune, në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro, po vazhdojnë.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmanin, zyrtarë komunalë dhe të FSK-së, kanë inspektuar ecurinë e punimeve.

Lexo Edhe:

I pari i Gjilanit tha se panë nga afër vendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa tha se po vazhdon pastrimi i lumit Stanishorka si dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit.

“Zgjerimi i rrugës ‘Hamdi Kurteshi’, një mega projekt që po jetësohet”, tha Alban Hyseni.

Ky projekt ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”, derisa gurthemeli ishte vënë me 1 dhjetor të vitit 2023.

Gjatë prezantimit të këtij projekti, rreth tre muaj më parë, Hyseni pati thënë se kjo rrugë do të jetë me katër korsi, me trotuar në dy anët e rrugës, me shteg për biçikleta, infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore).

“Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!”, pati theksuar kreu i Gjilanit.

Projekti, sipas njoftimit të dhjetorit të vitit 2023, thuhet se parasheh zgjerimin e rrugës përgjatë kazermës së FSK-së, nga 2 korsi sa ka qenë në 4, me gjatësi 600 metra. Gjithashtu, përfshin edhe mbulimin e shtratit të lumit Stanishorka.