Lajçak: Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i  vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme mbi bazën e tekstit të propozuar - Gazeta Express
string(109) "lajcak-bislimi-e-petkoviq-u-pajtuan-ti-vazhdojne-diskutimet-javen-e-ardhshme-mbi-bazen-e-tekstit-te-propozuar"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 17:52

Lajçak: Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i  vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme mbi bazën e tekstit të propozuar

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 17:52

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel.

Ai ka njoftuar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK’së.

Lexo Edhe:

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Pas takimit, Bislimi tha se pala serbe kishte shkuar në kryqendrën europiane pa ide për trajtimin e një propozimi fillestar që e kishte sjellë në tavolinë ndërmjetësi Lajçak.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha ai.

Petkoviq, ndërkaq tha se bëri gjithçka për ta gjetur një zgjidhje dhe se kishte “një propozim konstruktiv” që sipas tij, Lajçak e vlerësoi si “shumë të mirë për vazhdimin e bisedimeve”. /GazetaExpress/