Hulumtimi serb: Drutë ia humbën Serbisë 2.5 miliardë dinarë - Gazeta Express
string(60) "hulumtimi-serb-drunjte-ia-humben-serbise-2-5-miliarde-dinare"

Gazeta Express

13/12/2019 8:40

Hulumtimi serb: Drutë ia humbën Serbisë 2.5 miliardë dinarë

Gazeta Express

13/12/2019 8:40

Rezultatet e një hulumtimi të qendrës hulumtuese mediale të Serbisë – CINS kanë treguar se përgjatë kufirit me Kosovën nga ana e Serbisë dhe në rajonin e komunës së Leposaviqit prerja ilegale e pyjeve ka shkaktuar dëme prej 2.3 milionë eurosh, derisa drutë janë futur kontrabandë në Kosovë. Policia e Kosovës: Zgjidhjen e problemeve e komplikojnë raportet Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas të dhënave serbe, Serbia ka humbur mbi 2 milionë euro nga prerja ilegale e pyjeve në zonën përreth kufirit me Kosovën, derisa drutë janë përpunuar dhe ilegalisht janë futur në Kosovë. Qendra hulumtuese mediale e Serbisë – CINS ka bërë një hulumtim, sipas të cilit për 20 vjet të prerjes ilegale të pyjeve në zonën përgjatë kufirit me Kosovën dhe në komunën e Leposaviqit shteti i Serbisë ka humbur saktësisht 2.5 miliardë dinarë ose 2.3 milionë euro.

Lexo Edhe:

Sipas hulumtimit prerja ilegale e pyjeve ka vazhduar dhe nuk është ndalur as në vitin 2019, derisa Serbia ka planifikuar që deri në vitin 2021 t’i sanojë dëmet, nëse siç thonë ata, do të ketë siguri. “Frika dhe pasiguria janë të pranishme secilën herë që dilet në terren. Shumë shpesh dëgjohen të shtëna armësh me të cilat hajnat e pyjeve shërbehen për t’i frikësuar këdo që gjendet në afërsi”, CINS-i citon të ketë thënë Dejan Miletiqini, nga ndërmarrja “Srbijasume”. Ai ka treguar se gjatë aksioneve që janë ndërmarrë për t’i dëbuar dhe për t’i kapur prerësit ilegalë të pyjeve ka pasur sulme me armë, arrestime të prerësve ilegalë, konfiskim të traktorëve, madje edhe të kuajve me qerre, sharra e sëpata.