Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mos zgjedhjen e Ermina Lekaj Perlaskaj si deputete e Kuvendit të Kroacisë, e cila për vite me radhë mbante këtë pozitë atje.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi se Ermina Lekaj Perlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në Kuvendin e Kroacisë.
Kështu u shpreh Hoxhaj, derisa tha se moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, që sipas tij, ka pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar.
“Ermina Lekaj Perlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në Kuvendin e Kroacisë, ndërsa moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, me pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka ndarë një fotografi me z. Perlaskaj.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...