Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po qëndron në Antalya, ku po mbahet forumi diplomatik, ka njoftuar se ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Hoxha, përmes postimit të tij, ka thënë se, ai ka vlerësuar gatishmërinë e Serbisë e cila i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.
‘’Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon’’, ka shkruar ai mes tjerash në postimin e tij, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Sot, u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Đurić, në kuadër të #ADF2026.
Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke njohur rëndësinë e tyre në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit rajonal. Në këtë drejtim, vlerësova gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.
Theksova domosdoshmërinë për të ruajtur, zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke shmangur retorikën e pajustifikuar dhe të panevojshme. Shqipëria ka zgjedhur të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj dhe në qëndrueshmërinë e politikës së jashtme, si dhe në kontaktet ndërmjet njerëzve dhe në kultivimin e një brezi të ri me një mendësi të fortë evropiane.
Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.
Today, I met with the Minister of Foreign Affairs of #Serbia, Marko Đurić @markodjuric, on the margins of #ADF2026.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) April 18, 2026
Our discussion focused on advancing bilateral relations through constructive dialogue and cooperation, to further consolidate economic and trade ties, recognizing… pic.twitter.com/iOEz1lBsc5
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...