Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me armatimin e gjetur në dy lokacione në Zubin Potok, duke bërë të ditur se armatimi është zbuluar nga bashkëpunimi me qytetarë.
Nga policia, është theksuar se, për rastin e parë, policia ka pranuar sot, informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok mund të ketë mjete të dyshuara ilegale, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59; 3 fishekë 7.62 mm; 165 fishekë 7.92 mm; Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbisë, përcjell Gazeta Express.
Edhe për rastin e dytë, njofton policia, informatat i ka pranuar sot, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar: 1 zollë; 2 trombllona; 2 granata dore M75; 2 armë AK-47; 9 karikator; 90 fishekë për armë të gjatë; 79 fishekë 11.53 mm ; 2 thika taktike
Njoftimi:
Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës çon në zbulimin e një sasie tjetër të mjeteve ilegale në Zubin Potok
Mitrovicë Veri , 18.04.2026
Falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët me Policinë e Kosovës, është arritur zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Rasti I
Më datë 18.04.2026, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok mund të ketë mjete të dyshuara ilegale.
Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar:
1 pushkë Zastava M59
3 fishekë 7.62 mm
165 fishekë 7.92 mm
Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbis
Rasti II
Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.
Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar:
1 zollë
2 trombllona
2 granata dore M75
2 armë AK-47
9 karikator
90 fishekë për armë të gjatë
79 fishekë 11.53 mm
2 thika taktike
3 fishekë
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...